Qytetërim

UEFA “hap thesin”, 1 milionë euro për çdo fitore në “Euro 2024”

UEFA ka vendosur të shtojë buxhetin për klubet që do marrin pjesë në finalet e Euro 2024, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria.

f.t
UEFA “hap thesin”, 1 milionë euro për çdo fitore
Kombëtarja shqiptare

GJERMANI- Shqipëria do të luajë për herë të dytë në një kampionat europian, pas atij të Francë 2016-të. Pavarësisht grupit të hekurt ku ndodhet, në të cilin bëjnë pjesë Italia, Spanja dhe Kroacia, Shqipëria do të kërkojë të bëjë surprizën. UEFA ka vendosur të shtojë buxhetin për klubet që do marrin pjesë në finalet e Euro 2024, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria.

UEFA ka vendosur të shpërblejë me 1 milionë euro çdo skuadër për fitore, 500 mijë euro barazimi dhe 1.5 milionë euro skuadrën që kalon grupin. Deri më tani kuqezinjtë kanë përfituar 9.25 milionë euro nga pjesëmarrja në kampionat europian.

Shumave më sipër u shtohen edhe 4 milionë euro për gjysmëfinalistët, ndërsa 8 milionë euro shkojnë për fituesin e Euro 2024. Ndërkohë vendi i dytë do ngushëllohet me 5 milionë euro.

Poll

MOS HUMB