SHBA-Naomi Campbell ka treguar se 2 fëmijët e saj kanë ardhur në jetë nga nëna surrogate. Modelja befasoi botën kur në vitin 2021, kur njoftoi se kishte mirëpritur një vajzë në moshën 50-vjeçare. Dy vjet më vonë, ajo zbuloi se familja e saj ishte rritur më tej, dhe ajo ishte gjithashtu nënë e një djali të porsalindur.
Naomi në intervistë e saj për “The Time” konfirmoi zërat që kanë qarkulluar për lindjen e vajzës 2-vjeçare dhe djalit që lindi në qershor të vitit 2023. shkruajnë mediat e huaja.
E pyetur nëse përdori një nënë surrogate, ajo u përgjigj: E bëra. Shpresoj për një botë më të mirë për fëmijët e mi. Ata janë 110 për qind prioriteti im. Unë duhet të jem aty për ta në ditën e tyre të parë në shkollë. Kam dëgjuar shumë vajza të reja që thonë se është shumë e shtrenjtë të kesh fëmijë dhe mund të mos i duan ata, dhe unë kam thënë: Do të ndryshosh mendje. Do të dëshironi të bëheni nënë.