Qytetërim

Krist Dragoti ndahet nga e dashura, Beniada e nxjerr "zbuluar": E pashë në Dhërmi me...

Beniada ka deklaruar se e ka parë së bashku me një tjetër gocë Kristin.

f.t
Krist Dragoti ndahet nga e dashura, Beniada e nxjerr "zbuluar": E
Krist Dragoti

TIRANË-Ish-banori i “BBV” Kristi Aliaj mesa duket i ka dhënë fund lidhjes me partneren e tij Lisja Tërshana. Për këtë Kristi është pyetur dhe në intervistën e zhvilluar me Beniadën dhe Argjirën, “E Diell n’Trip.”

Ka qenë Beniada e cila e ka vënë “në siklet" Kristin teksa ka deklaruar se e ka parë së bashku me një tjetër gocë ish-banorin e BBV2 gjatë kohës që ata kanë qenë në Dhërmi. Prapë se prapë ai nuk ka deklaruar apo pranuar ende gjë për një romancë të re në jetën e tij.

“Si është gjendja sentimentale Krist Dragoti se pashë foto, portale, lexova disa gjëra pikante, pashë foto. Të takova edhe një ditë në Dhërmi, se isha me Jorin dhe të pashë me një vajzë të huaj, si dy zogj të vegjël”- tha Beniada.

Pavarësisht deklaratës së ish-banores, Kristi duke qeshur u përpoq që të anashkalonte pyetjen pikante, duke mos treguar se çfarë po ndodh në jetën e tij sentimentale.

“Ai personi kishte mustaqe?”– e pyeti ai modelen, e cila shpërthej në të qeshura duke e pyetur: “Ai që kishe marrë përkrahë?”

 

Poll

MOS HUMB