Qytetërim

“U lave cullak”, Jetmiri bën dush nudo, Meritoni i kërkon llogari: Të sheh gjyshja, nëna, motra ime

Banorët e kanë quajtur të pahijshme sjelljen e Jetmirit, ndërkohë që momenti i dushit dhe debati është censuruar nga produksioni i Big Brother

E.K
“U lave cullak”, Jetmiri bën dush nudo, Meritoni i kërkon
jetmiri

TIRANË- Në shtëpinë e Big Brother me futjen e Jetmir Salajt, duket se janë trazuar ujërat, edhe pas zgjedhjes së tij si lider nga publiku. Gjatë mbrëmjes së djeshme ai është bërë protagonist i një debati me Meritonin, për shkak se ky i fundit i kërkoi llogari për faktin që ishte larë nudo.

Jetmiri tha se një gjë e tillë nuk ishte shkelje e rregullores, megjithatë Meritoni tha se është e pamoralshme, që të shfaqesh nudo, në një shtëpi e cila monitorohet nga dhjetra kamera, dhe shihet nga çdo grupmoshë.

‘Mënyra e të jetuarit andej të ka mësuar të lahesh si cullak’, e pyeti Meritoni Jetmirin, teksa ky i fundit  iu përgjigj ‘po re dua’.

‘A e di që këtë program e sheh gjyshja ime, nëna ime, motra e dikujt tjetër’, vazhdoi Meritoni. Ky moment i debatit është injoruar dhe nga vetë produksioni i Big Brother, duke mos e shfaqur në asnjë prej kanaleve të tyre në rrjetet sociale.

“Është joetike”, ishte dhe mendimi i Julit për skenën që Jetmiri ka bërë.

Edhe vitin e kaluar ka pasur një episode të ngjashëm, ku Qetsori vendosi që të lahej nudo, ndërsa vajzat e shtëpisë i kërkuan që këtë veprim të bënte kur ato ishin në gjumë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB