Qytetërim

E zbulon ekspertja e gjuhës së trupit: Chiara Ferragni gënjeu në intervistën e fundit

Vagli thotë se gjuha e trupit, mimika dhe veshja që kishte përzgjedhur vë në dyshim vërtetësinë e deklaratave që ajo ka bërë. 

a.l
E zbulon ekspertja e gjuhës së trupit: Chiara Ferragni gënjeu
Chiara Ferrgani

ITALI- Ekspertja italiane e gjuhës joverbale, Anna Vagli është thirrur në një studio televizive për të analizuar me detaje intervistën e fundit të influencueses Chiara Ferragni. Vagli thotë se gjuha e trupit, mimika dhe veshja që kishte përzgjedhur vë në dyshim vërtetësinë e deklaratave që ajo ka bërë. Këtu ju referua mënyrës sesi ajo reagonte dhe fliste si për krizën me Fedez, apo skandalin e bamirësive, shikimi, rrjedhshmëria e fjalëve, qëndrimi i duarve dhe shpatullave, shkruajnë mediat italiane. 

“Influencuesja nuk ishte shumë shumë e sinqertë në intervistën e saj të fundit nga pikëpamja e gjuhës së trupit. Kjo gjë u vu re kur iu referua Fedez-it: “Nuk është se kemi ura të mbyllura”. Në atë moment ajo mbylli sytë, që në analizën e gjuhës së trupit do të thotë se po thotë diçka që nuk është e vërtetë. Gjithmonë kur flet për Fedez-in, në fund thotë “kështu që nuk e di” (duke iu referuar faktit se nuk e di si do të përfundojë). Këtu ajo mbledh supet, ul disa herë shikimin dhe tërhiqet, duke krijuar atë që ne profesionistët e quajmë mospërputhje. Me trupin tregon se nuk u beson fjalëve që thotë. Një tregues është edhe toni i ulët i zërit teksa flet për të. Kur filloi të fliste për skandalin e bamirësive mbylli sërish sytë. Të bën të mendosh se ajo në fakt e dinte se në çdo rast do të kishte një plan që do t’i çonte njerëzit të blinin dhe që do të bënte shumë para. Interesante është edhe ana e veshjes dhe e grimit. Jo bizhuteri luksoze në dukje, por një gjerdan që ndoshta portretizon fëmijët e saj. Nga pikëpamja e komunikimit, bie në sy fakti se ajo zgjodhi të mos vishte asgjë që i atribuohet markës së saj. Zgjodhi ngjyrën e zezë me qëllim që të projektohej maturia dhe serioziteti i saj. Ndërprerjet e vazhdueshme ndaj Fazios tregojnë se sa e etur ishte dhe sa shumë donte të thoshte atë që kishte përgatitur në mendje”, tha ajo. 

E zbulon ekspertja e gjuhës së trupit: Chiara Ferragni gënjeu
Chiara Ferragni

Prej ditësh përflitet se Chiara dhe reperi Fedez janë drejt divorcit, por në intervistën e fundit influencuesja theskoi se po kalojnë një krizë të fortë në çift dhe nuk dihet sesi do të shkojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB