Qytetërim

VD/ Gisele Bundchen shpërthen në lot teksa flet për divorcin nga Tom Brady

Pyetja ka nxitur menjëherë reagimin emocional të 43-vjeçares.

a.l
VD/ Gisele Bundchen shpërthen në lot teksa flet për divorcin nga
Tom Brady dhe Gisele Bundchen

SHBA- Gisele Bundchen ka dhënë së fundmi një intervistë për prezantuesin e famshëm televiziv, Robin Roberts ku ka rrëfyer detaje nga divorci i saj me Tom Brady. Modelja shpërtheu në lot kur Roberts zbuloi se Gisele e kishte krahasuar më parë ndarjen e saj nga ish-ylli i NFL me vdekjen e një ëndrre. Pyetja ka nxitur menjëherë reagimin emocional të 43-vjeçares.

"Epo, kur thua kështu," filloi të përgjigjet Gisele, përpara se të ndalonte dhe të shpërthente në lot.

Bukuroshja braziliane më pas u kthye anash nga kamera dhe ngriti dorën për të mbuluar fytyrën ndërsa filloi të qante.

"Më falni djema.Nuk e di. Mund të kem një minutë?“, tha ai me një zë që dridhej.

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen është finalizuar zyrtarisht. Tom dhe Gisele u martuan në vitin 2009 dhe ata kanë dy fëmijë, djalin Benjamin, 12 vjeçar, dhe vajzën Vivian, 9. Ai gjithashtu ka një të tretë, djalin e tij John 15, nga një lidhje e mëparshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB