
SHBA- Hailey Bieber ka hedhur poshtë thashethemet për një krizë në martesën e saj me Justin Bieber pasi babai i saj Stephen Baldwin javën e kaluar ngriti shqetësime për mirëqenien e çiftit. Thashethemet se ata mund të ishin ndarë janë ndezur mes fansave në TikTok. Modelja 27-vjeçare vendosi t'i përgjigjet përmes një postimi në Instagram.
“Sa ta dini, historitë dhe thashethemet e vazhdueshme që shoh në TikTok janë 100% të gabuara. Të krijuara nga askund... ata vijnë nga vendi i iluzionit. Kështu që unë e di se mund të jetë argëtuese të ushqehesh me këto histori, por vetëm dije se ato janë gjithmonë të rreme, më vjen keq ta prish”, ka shkruar Hailey.

Babai i Hailey-t javën e kaluar postoi një mesazh në rrjetet sociale duke i kërkuar publikut të lutej për vajzën dhe bashkëshortin e saj. Kaq mjaftoi që fansat të aludonin se mes çiftit diçka nuk shkonte./ZËRI