
TIRANË- Gazetarja investigative Ledjona Xheladinaj, ka rrëfyer këtë të enjte një episod të rëndë ku ajo është kërcënuar nga një pedofil, të cilin e kishte demaskuar. Gjatë bisedës së saj në Big Brother Vip me banorët, ajo rrëfeu se ai kishte shkruar një mesazh kërcënues në telefon pasi kishte dalë nga burgu. Sipas saj, pedofili i kishte shkruar se do i gjente shtëpinë. Në këtë rast ajo ka folur shefin e Komisariatit, ku i ka dërguar bisedën.
Ledjona Xheladinaj: Një pedofil që kam kapur tek Ura Vajgurore, ai filloi të komentonte në çdo video për mirë. Nuk e mbajtën shumë në burg. Një ditë të bukur nuk e di se ç’pati shkruan, më kërcënon, më thotë që do të të gjej shtëpinë e kam stakuar trurin. I them unë shefit të komisariatit, ia dërgoj bisedën screenshot, i them nuk do vij të bëj kallëzim. Ky ishte i vetmi rast, të tjera jo./ZËRI