
SHBA- Doja Cat pretendon se po dhunohet fizikisht dhe verbalisht nga vëllai i saj i madh. Të paktën kështu ka pretenduar nëna e saj para një gjyqtari. Sipas dokumenteve ligjore, të marra nga TMZ, nëna e këngëtares, Deborah Elizabeth Sawyer ka kërkuar një masë ndalimi të përkohshme ndaj djalit të saj 30-vjeçar, Raman Dalithando Dlamini.
Mamaja e Dojës e liston Doja-n si një person tjetër që ka nevojë për mbrojtje nga Ramani, duke u shprehur se ai i ka thyer dhëmbët. Por kjo nuk është e gjitha. Deborah pretendon se i biri i ka shkaktuar të bijës prerje dhe mavijosje, madje edhe se ka shkatërruar dhe vjedhur disa nga pronat e Dojës.
"E ka bërë që ajo të ndjehet e pasigurtë dhe e traumatizuar,"-tha ajo.
Sa i përket sigurisë së saj, ajo pretendon se Raman e ka abuzuar fizikisht dhe e ka kërcënuar disa herë gjatë vitit të kaluar, duke pretenduar se incidenti më i fundit ka ndodhur në fillim të këtij muaji. Pas dëgjesës, gjykatësi i dha nënës urdhër mbrojtje nga i biri, ndërsa në lidhje me Doja Cat, u vendos që ajo do të duhet të depozitojë vetë kërkesën e saj./ZËRI