Qytetërim

Nëna apo babai, nga e trashëgon inteligjencën fëmija?

Studiuesit pohojnë se gjenet e trashëguara nga nëna përcaktojnë se sa të zgjuar do të jenë fëmijët, ndërsa gjenet e babait nuk përbëjnë asnjë ndryshim.

k.m.
Nëna apo babai, nga e trashëgon inteligjencën fëmija?
Foto ilustruese

TIRANË- Shkencëtarët besojnë se një kategori gjenesh të njohura si "gjene të kushtëzuara" funksionojnë vetëm nëse vijnë nga nëna në disa raste, ose nga babai në të tjera. Inteligjenca besohet të jetë ndër gjenet e kushtëzuara që duhet të vijnë nga nëna.

Studimet laboratorike të kryera në minjtë e modifikuar gjenetikisht zbuluan se ata me një dozë shtesë të gjeneve të nënës së tyre zhvilluan kokë dhe tru më të madh, por kishin trup të vogël. Ata me një dozë shtesë të gjeneve të babait të tyre kishin tru më të vogël, por trup më të madh. Studiuesit identifikuan qeliza që përmbanin vetëm gjene të nënës ose vetëm të babait në gjashtë pjesë të ndryshme të trurit të miut që kontrollonin funksione të ndryshme njohëse, nga zakonet e të ngrënit deri te kujtesa.

Qelizat me gjenet e babait të grumbulluara në pjesë të sistemit limbik, shoqëroheshin me funksione të tilla si seksi, ushqimi dhe agresioni. Por studiuesit nuk gjetën qeliza të tilla në korteksin cerebral, ku zhvillohen funksionet më të avancuara njohëse si arsyetimi, të menduarit, të folurit dhe planifikimi.

Studiuesit në Glasgow vendosën t'i japin këtij hulumtimi një ton më serioz, dhe e kryen atë edhe te njerëzit, natyrisht në një mënyrë tjetër. Ata anketuan 12,686 të rinj nga mosha 14 deri në 22 vjeç çdo vit duke filluar nga viti 1994. Pavarësisht se mori parasysh disa faktorë, nga arsimimi i pjesëmarrësve deri te statusi i tyre socio-ekonomik, ekipi përfundimisht përcaktoi se parashikuesi më i mirë i inteligjencës ishin nënat!

Megjithatë, hulumtimet gjithashtu tregojnë qartë se gjenetika nuk është i vetmi përcaktues i inteligjencës – vlerësohet se vetëm 40 deri në 60 për qind e inteligjencës është e trashëguar, ndërsa pjesa tjetër zhvillohet në varësi të faktorëve të tjerë si mjedisi. Studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit zbuluan se një lidhje e sigurt emocionale midis nënës dhe fëmijës është vendimtare për rritjen e disa pjesëve të trurit, veçanërisht hipokampusit, i cili lidhet me kujtesën, të mësuarit dhe reagimin ndaj stresit.

Natyrisht, edhe ndikimi i gjeneve të babait nuk mund të anashkalohet. Studiuesit theksojnë se një mori tiparesh si intuita dhe emocionet mund të trashëgohen prej prindit mashkull./ZËRI

Poll

MOS HUMB