Qytetërim

Spanjolli kërkon 300 milionë dollarë kompensim: E kam shpikur unë VAR

Francisco Lopez, i cili pretendon se ka patentën, ndaj edhe depozitoi një padi.

k.m.
Spanjolli kërkon 300 milionë dollarë kompensim: E kam shpikur
Foto ilustruese

SPANJË- Historia nuk është e re, por ka zhvillime më të reja që mund të krijojë probleme të mëdha për ligat e futbollit në të gjithë botën, por edhe për arkat e FIFA-s. Që nga viti 2017 kur Federata Ndërkombëtare e Futbollit zyrtarizoi edhe përdorimin e VAR-it në Kupën e Botës në Rusi, e që nga ai moment Francisco Lopez ka “bërtitur” se Federata Spanjolle e Futbollit dhe FIFA kanë abuzuar me idenë e tij, e cila u prezantua që në vitin 1999.

“Duke dashur të ndihmoj futbollin që rezultatet të mos jenë shkak nga gabimet e arbitrave, zhvilluam një sistem që e quajta ‘futbolli i shekullit 21’ dhe pas regjistrimit të patentës pranë autoriteteve kompetente spanjolle, i dërgova emailet përkatëse Federatës dhe FIFA-s. Po flisja vazhdimisht me José María Aranda, krahu i djathtë i Ángel María Villar, presidenti i federatës spanjolle dhe shefi i arbitrave të FIFA-s, dhe ka prova për të gjitha këto,"- tha López.

Spanjolli kërkon 300 milionë dollarë kompensim: E kam shpikur
Francisco Lopez

Spanjolli që pretendon se është shpikësi i VAR me dokumentet që vërtetojnë patentën e tij. Shkencëtari spanjoll u përpoq në vitin 2017 të njihej nga FIFA si krijuesi i VAR-it , por u përball me indiferencë.

Lopez, pas 7 vitesh, më në fund arriti ta çojë çështjen në gjykatë, por faktet janë krejtësisht ndryshe. Në vitin 2017 ai tha se do të kërkonte 15 milionë euro për dëmshpërblim, por tani 7 vjet më vonë jo vetëm që kërkesa e tij është rritur në 300 milionë euro, por ai po kërkon gjithashtu një urdhër të përkohshëm për të ndaluar përdorimin e VAR në të gjitha ligat në mbarë botën derisa Gjykata të marrë vendimin përfundimtar.

Natyrisht, vendimi përfundimtar do të zgjasë muaj apo edhe vite, por nëse gjykata pranon urdhrin e përkohshëm për ndalimin e përdorimit të VAR-it, është e lehtë të kuptohet se gjithçka do ndryshojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB