Qytetërim

U kall datën gjithë arkeologëve, ç'është 'mallkimi i faraonëve'?

Muaj dhe vite pas zbulimit të tyre të bujshëm, disa nga ata që hynë në dhomën e errët dhe të pluhurosur vdiqën në rrethana të çuditshme dhe misterioze – duke krijuar mitin e "Mallkimit të Faraonëve".

k.m.
U kall datën gjithë arkeologëve, ç'është
Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Një shekull më parë, më 4 nëntor 1922, aristokrati britanik Lord Carnarvon dhe një ekip arkeologësh hapën varrin e Tutankhamun për herë të parë në mijëra vjet. Muaj dhe vite pas zbulimit të tyre të bujshëm, disa nga ata që hynë në dhomën e errët dhe të pluhurosur vdiqën në rrethana të çuditshme dhe misterioze – duke krijuar mitin e "Mallkimit të Faraonëve".

Thuhej se 'mallkimi' prekte ata që shqetësonin eshtrat e çdo personi të Egjiptit të Lashtë, duke iu sjellë fat të keq, sëmundje, madje dhe vdekje. Lordi Carnavon vdiq vetëm disa muaj pasi hapi varrin pasi një pickim mushkonje në fytyrën e tij i shkaktoi helmim. Dy nga gjysmë vëllezërit e tij vdiqën pak pasi vizituan edhe ata varrin në 1923. Princi Ali Kamel Fahmy Beu i Egjiptit u qëllua për vdekje nga gruaja e tij në vitin 1923. George Jay Gould I, djali i financierit të famshëm Jay Gould, vizitoi varrin përpara se të vdiste nga ethet.

Sir Lee Stack, guvernatori i përgjithshëm i Sudanit, u vra në vitin 1924. Sekretari kryesor i arkeologut Hoëard Carter, Richard Bethell u mbyt në shtratin e tij në vitin 1929. 

Por Dr, Zahi Haëass, i konsideruar gjerësisht si egjiptologu më i njohur në botë, tha se mallkimi nuk ekziston.

"Kur keni një mumje brenda një varri, kjo mumje ka mikrobe që nuk mund t'i shihni. Arkeologët në të kaluarën kanë pasur nxitim dhe kanë hyrë brenda varreve ku edhe kanë hasur mikrobet. Për të shmangur të njëjtin fat me ta...vetëm dy javë më parë gjeta një sarkofag të mbyllur, 25 ton. Dy punëtorë filluan ta hapnin për mua, të ngrenë kapakun, pastaj unë futa kokën dhe pashë çfarë kishte brenda. S'më ndodhi asgjë. Ky është mallkimi i faraonëve."

Natyrisht, bakteret 3000-vjeçare nuk do ta bënin askënd më të ndjeshëm ndaj atentateve ose tentativave për vrasje, por Dr Hawass është ende i prirur ta hedhë poshtë mitin.

"Mallkimi i Faraonëve u bë më i famshëm kur u gjet varri i Tutankhamun dhe Lord Carnarvon i dha të drejta ekskluzive Times of London. Pastaj pjesa tjetër e gazetarëve nuk mund të shkruante asgjë. Por kur Lord Carnarvon vdiq pesë muaj pas zbulimit, ata krijuan shumë histori për mallkimin që nuk ishin të vërteta."/Zëri

Poll

MOS HUMB