Qytetërim

Turneu i Monte Karlos: Numri dy i botës vijon me zhgënjime

Berrettini, i renditur i 34-ti në botë ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në fushë

Redaksia Zëri
Turneu i Monte Karlos: Numri dy i botës vijon me zhgënjime
Alexander Zverev dhe Mateo Berretini

MONTE KARLO- Alexander Zverev, aktualisht numri dy në renditjen botërore të tenisit, u eliminua në raundin e parë të turneut Masters 1000 në Monte Karlo nga italiani Mateo Berretini me rezultatin 2-6, 6-3, 7-5. Kjo humbje do të pengojë Zverevin t’i afrohet Janik Sinerit në krye të renditjes ATP, duke i dhënë këtij të fundit sigurinë për të mbajtur vendin e parë deri në turneun e Romës. Humbja e Zverevit vjen si një dhuratë bashkëpatriotësh, italiani për italianin.

Ndërkohë, nëse Sineri duket i sigurt deri në turneun e Romës, ai që mund të ndryshojë pozicion në rast se e fiton turneun e Monte Karlos është Karlos Alkarazi, i cili ka mundësinë të ngjitet në vendin e dytë të renditjes.
Zverevi fitoi setin e parë kundër Berretinit, ish-finalist i Uimbledonit, por një kthim shërbimi në lojën e gjashtë të setit të dytë i dha mundësinë italianit të barazojë ndeshjen dhe pastaj ta fitojë atë.

Berrettini, i renditur i 34-ti në botë ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në fushë me dhe. Danezi i renditur i dhjeti, Holger Rune, u tërhoq nga gara për shkak sëmundjeje kundër Nuno Borgesit. Rune, finalist i Monte Karlosit në 2023, thirri mjekun pas humbjes së setit të parë përpara se të shtrëngonte duart me kundërshtarin e tij duke qenë në disavantazh 6-2, 3-0.
Novak Xhokoviçi dhe Karlos Alkarazi do ta fillojnë të mërkurën turneun e tyre në Principatë./ZËRI

Poll

MOS HUMB