Qytetërim

Hugh Grant indinjohet me ngjarjen që i ndodhi në aeroportin Heathrow

Në rrjetet e tij sociale, ai ka bërë publike detaje nga ndërveprimi që kanë pasur punonjësit me fëmijët e tij gjatë një udhëtimi me familjen.

k.m.
Hugh Grant indinjohet me ngjarjen që i ndodhi në aeroportin Heathrow
Hugh Grant

BRITANI E MADHE- Aktori Hugh Grant është vendosur në siklet nga pyetjet që i kanë punonjësit e aeroportit Heathrow. Në rrjetet e tij sociale, ai ka bërë publike detaje nga ndërveprimi që kanë pasur punonjësit me fëmijët e tij gjatë një udhëtimi me familjen. Pyetjet, aktori i ka cilësuar "ndërhyrëse, fyese dhe rrëqethëse".

“Sapo kalova nëpër Heathrow me gruan dhe fëmijët. Ne të gjithë kemi të njëjtin mbiemër (Grand) në pasaportat tona. Oficeri i emigracionit angazhon fëmijët e mi në bisedë dhe më pas u pëshpërit atyre: A janë këta nëna dhe babi juaj? Hugh Grant e denoncoi pyetjen si "ndërhyrëse, fyese dhe rrëqethëse".

Hugh Grant indinjohet me ngjarjen që i ndodhi në aeroportin Heathrow

Grant ka pesë fëmijë, dy me ish-aktoren Tinglan Hong dhe tre me gruan e tij aktuale, producenten televizive Anna Elisabeth Eberstein.

Në seksionin "emigracioni dhe pasaportat", në faqen e internetit të Aeroportit Heathrow shkruhet se: Nëse po udhëtoni me një fëmijë që ka një mbiemër të ndryshëm nga i juaji ose që nuk është i juaji, mund t'ju kërkohet të konfirmoni marrëdhënien tuaj; dhe pikërisht lidhur me këtë gjë, aktori thekson se fëmijët mbajnë të njëjtin mbiemër me të.

Ndaj edhe pyetjet që iu bënë fëmijëve të tij, i cilësoi si të "pazakonta"./ZËRI

Poll

MOS HUMB