
ITALI- Bolonja dhe Napoli 1-1, ndeshja përmbyllëse e javës së tridhjetë e një, e luajtur mbrëmjen e të hënës në "Dall' Ara" përfundoi në barazim. Anguisaja në njerin krah dhe Ndojeja në tjetrin, shënuan nga një gol secili në barazimin emocionues.
Napoli synonte shkurtimin e distancës me Interin kryesues, Bolonja komoditetin e zonës së Evropës. Asnjera nga skuadrat nuk doli plotësisht e kënaqur. Futbolldashësit po, sepse panë një ndeshje të luftuar.
Në minutën e 18-të me një gol të André-Frank Zambo Anguissa, i cili përfitoi nga një top i lirë në mesfushë, dribloi mbrojtjen kundërshtare me mjeshtëri dhe e mposhti portierin Lukash Skorupski. Bolonja nga ana tjetër barazoi rezultatin në minutën e 64-të me një gol spektakolar të Dan Ndojesë që sot po bën xhiron e rrjetit. Lojtari i Bolonjës realizoi me një goditje me takë, që preku më parë traversën para se të kalonte vijën e portës.
Napoli mbetet në vendin e dytë me 65 pikë, tre pikë pas Interit kryesues, ndërsa Bolonja qëndron në vendin e katërt me 57 pikë, një pikë pas Atalantës.
Duheth thënë se Bolonja nuk u ndal në asnjë çast. Në minutat shtesë, portieri rezervë i Napolit, Simone Skufet, bëri një pritje vendimtare dhe i mohoi golin e fitores Bolonjës.
Trajneri i Napolit, Antonio Konte, për shkak të një pezullimi, e ndoqi ndeshjen nga tribuna./ZËRI