Qytetërim

Triumf me përmbysje, Gjermania fiton 2-1 përballë Bregut të Fildishtë

Minutat e fundit të pjesës së dytë ishin në favor për Kombëtaren e Gjermanisë, duke barazuar me anë të sulmuesit Deniz Undav në minutën e 68-të.

F.I
Triumf me përmbysje, Gjermania fiton 2-1 përballë Bregut të
pamje nga ndeshja

Gjermania ka siguruar një fitore të vështirë me përmbysje, 2-1 ndaj Bregut të Fildishtë, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit E në Kupën e Botës. Mesfushori Franck Kessie kaloi afrikanët në avantazh në minutën e 30-të. Afrikanët kishin disa mundësi të arta për të dyfishuar në fillimin e pjesës së dytë, por nuk i shfrytëzuan si duhej.

Minutat e fundit të pjesës së dytë ishin në favor për Kombëtaren e Gjermanisë, duke barazuar me anë të sulmuesit Deniz Undav në minutën e 68-të. Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, ishte sërish Undav ai që u shndërrua në heroin e mbrëmjes, duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë të takimit.

Poll

MOS HUMB