
SHBA- Dawn Richard ka ngritur një padi kundër Sean “Diddy” Combs. Këngëtarja pretendon se ka qenë viktimë e poshtërimeve, kërcënimeve dhe abuzimeve seksuale të vazhdueshme nga producenti. Përveç kësaj, ajo pretendon se ka qenë dëshmitare e episodeve të dhunës ekstreme që Diddy ushtronte ndaj ish-të dashurës së tij, Cassie. Padia, e siguruar nga TMZ, thotë se në vitin 2005 Richard pa Kim Porter, një tjetër ish-partnere e Diddy, duke qarë dhe me lëndime në fytyrë teksa dilte nga studio muzikore.
Richard shpjegon se u takua me Diddy-n në shfaqjen e realitetit të MTV të vitit 2004, "Making The Band", ku CEO i Bad Boy Records dyshohet se mashtronte gratë dhe vajzat me premtime se do i bënte të suksesshme nëse do binin dakord me kërkesat e tij. Dokumentet e paraqitura citojnë fyerje të ndryshme si "e shëndoshë", "e shëmtuar" dhe terma të tjerë degradues që Diddy përdorte për t'iu referuar garuesve femra.
Në një rast në vitin 2009, Richard pretendon se ka parë Diddy, nën ndikimin e drogës, duke përplasur Cassie-n pas një muri, duke e mbytur dhe duke e tërhequr zvarrë poshtë shkallëve në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ajo shton se në raste të tjera ai i hodhi një tigan të nxehtë me vezë në drejtim të saj.
Gjatë kohës së tyre së bashku, si Richard ashtu edhe të tjerë, duke përfshirë edhe anëtaren e Diddy-Dirty Money, Kalenna Harper, e këshilluan Cassie-n të largohej nga marrëdhënia. Këtyre ndërhyrjeve, Diddy iu përgjigj me kërcënime me vdekje dhe paralajmërime se do u shkatërronte karrierën muzikore.
Richard tregon gjithashtu përvojën e saj të abuzimit nga reperi, duke përfshirë ditët e provave pa pushim që rezultuan në humbje në peshë dhe probleme shëndetësore. Një natë në shtëpinë e Diddy-t në Miami, ajo pretendon se ai e detyroi atë ta takonte ndërsa kishte veshur vetëm të brendshme. Kur Richard i kërkoi të vishej, Diddy refuzoi dhe e ofendoi.
Padia përfshin episode ku Diddy hyri në dhomën e zhveshjes së Richard ndërsa ajo ishte e zhveshur dhe e preku atë në mënyrë të papërshtatshme. Në një rast tjetër, ajo u mbyll në një makinë me xhama të lyera për dy orë. Me këtë padi, problemet ligjore të Diddy me ligjin po shtohengjithnjë e më shumë. Këtë të martë, u zbulua se Diddy duhet t'i paguajë më shumë se 100 milionë dollarë Derrick Lee Cardello-Smith, i cili e paditi producentin për drogë dhe abuzim seksual./ZËRI