
SHBA- Sean "Diddy" Combs ka kërkuar falje publike për videon ku dhunonte barbarisht këngëtaren, Cassie Ventura. Videoja është kapur në kamerat e sigurisë në vitin 2016 gjatë një debati në çift. Kërkimi i faljes së reperit ndodhi dy ditë pasi CNN publikoi videon ku Combs dhunonte të dashurën e tij.
View this post on Instagram
“Sjellja ime në këtë video është e pafalshme. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia në këtë video. U ndjeva i neveritur kur e bëra. Ndihem i neveritur tani. Shkova dhe kërkova ndihmë profesionale. Fillova të shkoj në terapi, të shkoj në rehabilitim. Më duhej t'i kërkoja Zotit mëshirën dhe faljen e tij. Më vjen shumë keq. Por unë angazhohem të jem një person më i mirë çdo ditë. Unë nuk po kërkoj falje. Më vjen vërtet keq,”- tha ai në një video të postuar në Instagram.
Por më herët, kur mediat e huaja aluduan se diçka e tillë kishte ndodhur, ai i mohoi zërat se kishte dhunuar të dashurën e tij.
Pamjet janë të datës 5 mars 2016 dhe e gjitha ka ndodhur në hotelin InterContinental tashmë të mbyllur në Century City, Los Angeles.
Në video, Ventura del nga një dhomë hoteli dhe ecën drejt ashensorit. Combs, duke mbajtur një peshqir rreth belit, vrapon në korridor pas Venturës. E kap nga qafa dhe e hedh në dysheme. Duke mbajtur ende peshqirin me njërën dorë, ai e godet me shkelma. Ndërsa Ventura është në tokë, Combs merr çantën dhe një valixhe nga dyshemeja dhe më pas kthehet dhe e godet sërish. Më pas, ai e tërheq zvarrë Venturën drejt dhomës së tyre.
Përveç kësaj, reperi ka edhe probleme të tjera me drejtësinë pasi aktualisht po përballet me akuza të rënda për trafik seksual, sulm seksual, përfshirë përdhunim dhe dhunë në familje./ZËRI