
TIRANË- Vaji i flokëve Mielle Organics Rosemary Mint, vaji që u bë viral në Tik Tok dhe theu rekorde shitjesh në të gjithë botën po përballet me kritika nga përdoruesit që po ankohen për renie flokësh dhe probleme serioze me skalpin, deri në krimijimin e dermatitit. Influencerja Alix Earle u shfaq së fundmi me flokë të rëna e të rralla, teksa shpjegonte se kjo ishte pasoja e përdorimit të vajit të famshëm që e bëri popullor edhe çmimi prej vetëm 10 dollarësh. Rënia e Mielle nisi pas shitjes së kompanisë. Shumë klientë nisën të tregonin se ky vaj nuk po jepte më efektin e tij, madje filloi të dëmtojë flokët e tyre. Kompania u përball me shumë akuza se kishte ndryshuar formulën e vajit, ndërsa qindra video janë bërë virale në tik tok, ku përdorueset demostrojnë rënien ekstreme të flokëve. Shumë komentues shprehen se shitja tek Procter&Gamble vitin e kaluar, nuk ka kaluar pa pasoja lidhur me përbërësit dhe cilësinë. Themeluesja e Mielle Organics Monique Rodriguez u shpreh se formula nuk ka ndryshuar. Por, influencerja Danesha Mo'nek dhe shumë të tjera shprehen se Mielle ka ndryshuar përbërësit për shkak të rritjes së numrit të blerjeve dhe mospërballimit të tregut, por pasojat po i vuajnë klientët. Megjithatë, Rodriguez këmbëngul se asgjë nuk ka ndryshuar te përbërësit, në videon ku siç duket përdor edhe vetë nga vaji që ndihmon në rritjen e flokëve. Ky lloj vaji është shitur masivisht edhe në Shqipëri.