
SHBA- Një tjetër zë ka dalë kundër artistit botëror Diddy, sa i takon betejës së tij gjyqësore për akuzat e abuzimit seksual. Një ish-punonjëse e kompanisë së tij ka dalë me zë dhe me figurë duke pranuar se këngëtari e ka dhunuar seksualisht.
Thalia Graves, akuzon se Diddy së bashku me mikun dhe kolegun e tij, Joseph Sherman e kanë sulmuar seksualisht në studion e reperit kur ajo ishte vetëm 25-vjeç. Ajo u shfaq e përlotur në një konferencë shtypi në Los Angeles, teksa fliste kundër artistit të njohur ndryshe si Puff Daddy. Graves rrëfeu për ngjaren e vitin 2001 për të cilën u shpreh se fajëson akoma veten dhe se pas atij momenti jeta e saj nuk ka qënë me njëlloj.
“Është një dhimbje që prek në thelbin e asaj që je. Unë ende ndjej turp dhe faj, nuk mund të funksionoj normalisht”, tha ajo.
Sipas CNN, avokatja e saj shtoi se Diddy dhe Joseph kishin filmuar çdo moment pa pëlqimin e klientes së saj, madje videot i kishin përdorur për të ushtruar presion dhe për ti shitur tek njerëz të tjerë.
“Unë nuk e di se sa e vetëdijshme ishte ajo për atë që po ndodhte, por ajo kurrë nuk do të kishte pranuar të filmohej”, tha avokatja e saj.
Thalia gjithashtu u shpreh se Diddy e kishte droguar atë, duke pretenduar se ka humbur vetëdijen për një kohë të shkurtër./ ZËRI