
ITALI- Gjithçka është gati për procesin e divorcit mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Duket se ish-futbollisti është gati të bëjë paqe me showgirl-in, por Noemi Bocchi, e dashura e tij aktuale, është bërë xheloze. Pas pak ditësh do të nisin takimet në gjykatë në Romë për të vendosur detajet e divorcit, dhe kush do të marrë përsipër fajësinë për përfundimin e martesës. Për hir të fëmijëve të tyre, si Totti ashtu edhe Blasi kanë shfaqur shenja pajtimi, gjë e cila duket se nuk i ka pëlqyer partneres aktuale të legjendës italiane të futbollit.
Francesco Totti dhe Ilary Blasi mund të takohen në gjykatë në seancat e para për të përcaktuar se kush është fajtori për divorcin (kush tradhtoi i pari), por nga të dyja palët duket se ekziston një dëshirë për ta mbyllur sa më shpejt procesin, për hir të fëmijëve të tyre, Cristian, Chanel dhe Isabel. Sipas të gjitha gjasave Noemi Boçhi, e thirrur për të dëshmuar nga Ilary Blasi, nuk do të jetë në sallën e gjyqit. Sipas revistës së përjavshme “Diva e donna” Bocchi ka shfaqur shenja xhelozie.
Sipas thashethemeve, Francesco Totti dhe Ilary Blasi, të cilët thanë lamtumirë në vitin 2022 pas 20 vitesh së bashku , do të kishin nënshkruar një marrëveshje sekrete për të shmangur sjelljen në gjykatë të dëshmive të Noemi Bocchi dhe Cristiano Iovino (të thirrur nga ish-futbollisti) dhe për të mbrojtur konfidencialitetin e fëmijëve. “Afrimi” mes Tottit dhe Blasit, i konfirmuar edhe nga rikthimi i miqësisë së tyre në rrjetet sociale, ka trembur Noemi Bocchi-n, e cila ka krijuar një familje të madhe të bukur me Tottin./ZËRI