Qytetërim

Dalin biletat për ndeshjen e Kombëtares shqiptare, çmime 'stratosferike'

Skuadra kuqezi do të përballet me Çekinë më 16 nëntor dhe me Ukrainën më 19 nëntor, në orën 20:45, në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Nations League, Grupi B1.

M.M
Dalin biletat për ndeshjen e Kombëtares shqiptare, çmime
Kombetarja shqiptare

TIRANË- Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar zyrtarisht nisjen e shitjes së biletave për dy ndeshjet e radhës që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë në muajin nëntor në stadiumin “Air Albania”. Skuadra kuqezi do të përballet me Çekinë më 16 nëntor dhe me Ukrainën më 19 nëntor, në orën 20:45, në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Nations League, Grupi B1.

Dalin biletat për ndeshjen e Kombëtares shqiptare, çmime
Cmimet e biletave

Interesi për këto dy përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë, duke marrë parasysh rëndësinë e tyre për ecurinë e Kombëtares. Megjithatë, ajo që ka shkaktuar debat mes tifozëve është rritja e çmimeve të biletave. FSHF ka vendosur një çmim prej 10,000 lekësh për vendet përballë tribunës kryesore, duke u konsideruar i lartë për sportdashësit vendas.

Tifozët pritet të mbushin stadiumin në përpjekje për të mbështetur ekipin e drejtuar nga trajneri Sylvinho, ndërsa Shqipëria synon të përfundojë me sukses fazën e grupe./ ZËRI

Poll

MOS HUMB