
KOSOVË- Shkurte Gashi ka folur për herë të parë për marrëdhënien e saj të krisur me këngëtarin shqiptar Flori Mumajesin. Ajo ka treguar se krisja ka ndodhur në momentin kur Mumajesi humbi të ëmën, duke rrëfyer se ajo nuk i ka qëndruar pranë në ditën e tij më të vështirë mikut të saj. Gashi tha për "Prive" se ajo e kishte lexuar lajmin se nëna e Florit kishte ndërruar jetë por nuk i kishte besuar mediat.
Gjithashtu shtoi se mezi po pret rikthimin e Florit në muzikë dhe pse jo për të përfunduar ndonjë nga projektet e shumta që dyshja ka lënë në pa përfunduar.
“Ai njeri le që më mungon mu, po besoj po i mungon krejt Shqiptarisë. Besoj se ai është lodh dhe ka nevojë me pushu, uroj shumë shpejt rikthimin e tij. Pse jo të vazhdojmë aty ku e kemi lënë, unë kam shumë projekte te Flori. Nuk kam pas kontakt prej ditëlindjes së Brunos, nuk jemi taku më, nuk ka ndonjë arsye të madhe. Unë nuk jam lajmëru për një rast familje që ai ka pas, unë nuk e kom ditë dhe të betohem që nuk e kam ditë. Unë nuk e kam telefonu, ka pasur hatërmbetje nga ana e tij. Uroj që me qenë mirë, na mungon ai, muzika e tij. Ka lënë gjurmë shumë të mëdha në skenën shqiptare”
Shkurte Gashi u shfaq e përlotur kur u pyet për Florin, madje tregoi që takimi i fundit me të kishte qënë në ditëlindjen e Brunos./ ZËRI