Qytetërim

“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më plasën ujërat”, Evi Reçi tregon eksperiencën e lindjes: Për sigurinë e bebit…

Këngëtarja ka treguar se djali ka ardhur në jetë pas javës së 41 të shtatzënisë, ndërsa vlerëson kushtet në spitalin austriak, ku kujdesi i mjekëve ka qenë maksimal

E.K
“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më
Evi reci

AUSTRI- Këngëtarja Evi Reçi, e cila u bë nënë vetëm pak ditë më parë, ka rrëfyer eksperiencën e saj të lindjes në Austri. Ajo ka treguar se djali ka ardhur në javën e 41 të shtatzënisë, me operacion cezarian, edhe pse ajo kishte përjetuar të gjitha dhimbjet e një lindjeje natyrale.

“Kalova 24h ne pritje per dhimbjet pasi plasen ujerat por ne fund dhimbjet erdhen me stimulim, e bera dhe epiduralin dhe te gjithe proceduren per lindje normale por fakti qe u zgjate shume, per sigurine e bebit kaluam ne cezarian”, ka treguar këngëtarja, ndërsa ka vijuar:

“E nisa per natyrale pasi cdo gje ishte sipas parametrave, provova cdo lloje dhimbje, frymarrje, kontaksion, vaske me uje, ushtrime etj por ne fund mjeket per sigurine time dhe te djalit vendosen per cezarian. E rendesishme per mua ishte qe te dy te dilnim shendosh e mire! Dhe keshtu ndodhi”.

Evi nga ana tjetër tregon, se kushtet në spitalin në Austri kanë qenë mjaft të mira, ku gjatë gjithë kohës është asistuar nga një mjek, mami dhe infermiere në dhomë.

“Dolem nga materniteti dhe po mbledhim veten, tani mund te me pyesni Si ishte lindja ne Austri? Nuk kam fjale te pershkruaj eksperiencen ne spitalin e Bregenz! Sherbimi kaloi cdo pritshmeri, 24 ore nje infermiere mbi koke, nje mjek dhe nje mami. Sherbeheshin te tre vaktet (te shijshme), cdo gje qe i nevojtet nje nene te re ishte brenda nje dollapi te dedikuar. Kontrolli i bebes ore e sekond, dhe dhomat me pamje fantastike! Jam e lumtur per zgjedhjen qe bera!”, vijon rrëfimi.

Po ashtu këngëtarja ka treguar, se tashmë që ajo ka dalë nga materniteti, sërish ka asistencën e një mamije në banesë, për ta ndihmuar në javët e para me djalin.

“Po mamin e kam afer, por edhe Kledi me ndihmon. Plus shteti austriak me ka vendosur nje mami enkas te vije te kontrolloje bebin”.

“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më“Provova çdolloj dhimbje, vaskë me ujë, më

E pyetur nëse do të kthehet së shpejti në Shqipëri, Evi lë të kuptohet se muajt e parë do të qëndrojnë në Austri, ku dhe djalit po i ofrohet kujdesi maksimal./ZËRI 

Poll

MOS HUMB