Qytetërim

Lirohet nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar, Laid Ymeri

 Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Ymerin në këtë post. 

F.I
Lirohet nga detyra drejtori i Cirkut Kombëtar, Laid Ymeri
Laid Ymeri

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është miratuar lirimi nga detyra i Drejtorit të Cirkut Kombëtar, Laid Ymeri. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësojë Ymerin në këtë post. 

Vendimi:

V E N D I M
PËR

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Laid Ymeri, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU

Poll

MOS HUMB