
TIRANË – Tirana ka mposhtur Teutën në stadiumin “Selman Stërmasi” me rezultatin 2:0.
Hasani kaloi në avantazh bardheblutë në minutën e 12 të takimit. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1:0.
Ishte sërish Hasani, që realizoi gol për Tiranën në minutën e 82, duke vulosur edhe fitoren ndaj durrsakëve.
Pas kësaj fitoreje, Tirana renditet në vendin e tretë në kampionat.

Edhe skuadra tjetër kryeqytetase, Partizani mori tre pikë të çmuara në Laç.
Ndeshja ishte e qetë dhe jo me shumë raste për shënim. Taipi shënoi në minutën 94, duke i dhuruar fitoren Partizanit në “frymën e fundit”.

Pas kësaj fitoreje, Partizani është në vendin e dytë me 23 pikë. Po aq pikë ka dhe Egnatia, që kryeson kampionatin. Rrogozhinasit kanë luajtur një ndeshje më shumë./Zëri.ai/