Qytetërim

'Disiplina' përjashton përjetë kapitenin e Shënkollit për dhunë

Shënkolli e humbi 3-0 takimin në tavolinë, ndërsa lezhjanët u dënuan edhe me 200 mijë lekë gjobë. Skuadra lezhjane detyrohet që t'i luajë 4 ndeshjet e ardhshme si pritëse në fushë asnjëanëse.

i.h.
'Disiplina' përjashton përjetë kapitenin e
Foto ilustruese

TIRANË- Komisoni i Disiplinës në FSHF e ka përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha aktivitetet futbollistike futbollistin Bledi Zefi, pasi dhunoi arbitrin e ndeshjes Shënkolli-Sopoti, Abdurrahman Kadria. Kapiteni i Shënkollit i shkaktoi dëmtime serioze gjyqtarit, duke bërë që të përfundonte në spital, ndërsa sfida e Kategorisë së Dytë u ndërpre.

Shënkolli e humbi 3-0 takimin në tavolinë, ndërsa lezhjanët u dënuan edhe me 200 mijë lekë gjobë. Skuadra lezhjane detyrohet që t'i luajë 4 ndeshjet e ardhshme si pritëse në fushë asnjëanëse. Pasi veprimit të dhunshëm më datën 28 tetor, policia arrestoi futbollistin, ndërsa ka nisur procedimi penal për "Goditje për shkak të detyrës".

Komisioni i Disiplinës vendosi që KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, që hodhën sende në fushën e lojës, të, dënohet me gjobë në masën 50.000 lekë.

Lojtari i FC Dinamo, Bakary Goudiaby, për shkelje të parimeve Fair Play, duke fyer spektatorët, u pezullua 3 ndeshje. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Atij i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve u dënua me gjobë në masën 100.000 lekë. Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, u dënua me 4 sfida pezullim. Lojtari i FK Tomorri, Gelando Sharavaolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, u dënua me 4 ndeshje pezullim nga veprimtaritë./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB