Qytetërim

Pësoi hemoragji në tru, aktorja: Kisha frikë se më pushonin nga puna

Aktorja u shpreh se nuk mund të thoshte se nuk shkon në punë, pasi nuk donte të zhgënjente producentët.

D.XH
Pësoi hemoragji në tru, aktorja: Kisha frikë se më pushonin
Emilia Clark

SHBA - Aktorja e Game of Thrones, Emilia Clarke ka pranuar se kishte më shumë frikë se mos pushohej nga puna sesa të vdiste, kur u shtrua në spital me një hemorragji në tru, teksa ishte në kopertinën e numrit dhjetor/janar të Harper's Bazaar.

 

Ylli i "Game of Thrones", 37 vjeçe, do të marrë çmimin "Gruaja e Vitit" të Bazaar më 7 nëntor. Në një intervistë, Emilia tregoi se si u ndje kur u diagnostikua me aneurizëm subaraknoid.

Pësoi hemoragji në tru, aktorja: Kisha frikë se më pushonin
Emilia 2

Ajo tregoi përvojën që kaloi. “Nuk kisha frikë të vdisja. Kisha frikë se mos më pushonin nga puna! Edhe pse nuk ishte aspak e lehtë, unë mendoja me vete se ata më kanë besuar të bëj këtë rol dhe nuk kisha si të bëj mbrapa në këtë mision.

Nëse duhet të jem shumë e sinqertë, e gjithë përvoja që kalova, më bëri të ndihem shumë e turpëruar. Ndjeja sikur isha e thyer. Mendoja se producentët do mendonin jo mirë në raport me mua”, tha aktorja.

Emilia Clarke theksoi se ajo nuk hyn tek personat që beson se dështon, por lufton dhe në fund e gjen një mënyrë për të fituar.

"Unë nuk jam tipi që mund të dështoj. Nëse diçka shkon keq, gjithmonë mendoj se mund të rregullohet. Të dhemb, është e frikshme, por diçka do ndodhë, që gjërat të shkojnë më mirë”, shtoi aktorja.

Emilia iu rikthye aktrimit këtë vit, pasi kishte bërë një pushim prej vitesh nga rolet, duke zgjedhur në vend të kësaj, punë sporadike në dublim. Aktorja tregoi në një artikull se kishte pësuar një hemorragji subaraknoidale të shkaktuar nga një këputje e aneurizmës dhe më pas nga afazia.

Pësoi hemoragji në tru, aktorja: Kisha frikë se më pushonin
Emilia 3

Ajo gjithashtu tregoi se në një moment, sëmundjet e saj të shumta të trurit, e kishin bërë të paaftë, që të kujtonte edhe emrin e saj.

Emilia luajti në një film këtë vit, The Pod Generation, duke aktruar së bashku me Chiuetel Ejiofor. Ajo luajti gjithashtu rolin e G'iah në miniserialin e Marvel's Secret Invasion. Emilia nuk ka shpallur ende ndonjë projekt për vitin 2024./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB