Qytetërim

Tha se ishin ndarë për shkak të tradhtisë, Endriku i përgjigjet Sarës: E kam harruar fare si ka ndodhur

Endriku ka thënë se nuk e mban mend arsyen e ndarjes nga Sara, pasi ka kaluar shumë kohë

E.K
Tha se ishin ndarë për shkak të tradhtisë, Endriku i
Endrik Beba dhe Sara Gjordeni

TIRANË- Endrik Beba i ftuar në “Shqipëria Live”, është pyetur edhe për deklaratën e Sarës, ku i ka treguar disa banorëve të BBV se ata janë ndarë për shkak të tradhtisë nga ana e këngëtarit.

Endriku shprehet se kanë kaluar 10 vite nga ndarja e tyre dhe mund të harrohet se si ka ndodhur e vërteta dhe sipas tij, ai mban mend gjëra të tjera, ndërsa Sara gjëra të tjera.

Sara i ka treguar banorëve se ti e ke tradhtuar, ka qenë faji yt si tradhtar që e ka prishur lidhjen.

Endrik Beba: E vërteta është që nga një ndarje gjithmonë dikush del i lënduar. Unë mbaj mend të tjera gjëra dhe ajo të tjera gjëra dhe besoj që diçka që është mbyllur para 10 vitesh, ndonjëherë dhe harrohet se si ka ndodhur e vërteta. Unë shpjegimin tim ia kam dhënë asaj dhe ajo e ka kuptuar, ka qenë momenti tek filxhanët dhe jam e sigurt që e ka kuptuar vetëm ajo dhe kaq.

Sara ka pasur një histori të trazuar dashurie brenda Big Brother, ajo ka pasur fillimisht një histori të lënë pezull me boksierin Jurgen Uldedaj, dhe më pas nisi një romance me Bardhin, e cils është para me dyshim nga banorët e tjerë.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB