
TIRANË- Javën që lamë pas, banorët e "Big Brother VIP 3" u gjendën para disa ditësh para një sfide ku e kishin të ndaluar që të reagonin para ngacmimeve të produksionit. Ndryshe 5000 euro do i zbriteshin nga shuma e çmimit të madh. Kevin, vëllai i Ilnisa Agollit, ishte një ndër ata që hyri brenda shtëpisë për të provokuar të motrën, e cila nuk reagoi për asnjë moment.
Emocionet e "takimit" të parë që nga hyrja në shtëpi, ai i ndau teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”.
"Më kishte marrë malli. Besoj që prezenca ime i ka dhënë forcë. Duhet të isha aty për një prezencë, t’i jepja një ndjesi shumë të fortë Ilnisës. Unë duhet të kisha pedaluar edhe më shumë që t’ia jepja shkoqur Ilnisës, që jepi edhe më shumë forcë. Ky do ishte mesazhi im i vetëm për të. Mendoj se e ka kuptuar mesazhin,"- u shpreh ai.
Sa i përket mesazhit të tij, mbetet për t'u zbuluar në ditët në vijim nëse e motra e ka kuptuar.../ZËRI