Qytetërim

Të reja nga Milani, njerin e mban, tjetrin e kthen

Kajl Uokeri bëri debutimin e tij në 2 shkurt në derbin me Interin, me një nëntëdhjetëminutësh të qëndrueshëm dhe u pozicionua mirë.

Redaksia Zëri
Të reja nga Milani, njerin e mban, tjetrin e kthen
Foto ilustruese

MILANO- Dy ishin futbollistët e rëndësishëm e me përvojë që erdhën nga futbolli i skenave të mëdha në atë italian dhe veshën fanellën kuqezi të Milanit këtë merkato janari. Kajl Uokeri (Kyle Walker) dhe Zhoao Feliksi (Joao Felix).

Kajl Uokeri bëri debutimin e tij në 2 shkurt në derbin me Interin, me një nëntëdhjetëminutësh të qëndrueshëm dhe u pozicionua mirë. Përveç dy ndeshjeve ndaj Torinos dhe Bolonjës ku kishte dëmtim në kofshë, ai ka gjetur hapësirë në 5 nga 5 ndeshjet e tjera të kampionatit. Veç tyre duhen shtuar edhe dy nëntëdhjetëminutëshat e pafatë ndaj Fejenordit të Roterdamit në Ligë Kampionesh dhe një nëntëdhjetëminutësh në Kupë të Italisë. Për 34-vjeçarin, anësor të djathtë, Milani ka interes që huazimin t'ia shëndrrojë në një qëndrim të përhershëm. Për këtë mendohet se do të paguajë 5 milionë euro Sitin këtë verë, sipas "Gazzetta dello Sport".

Situata për portugezin Zhoao Feliks është ndryshe. Në Milano me të nuk janë të kënaqur. Debutimi i tij ka qenë më 8 shkurt. Prej atëherë ka gjetur afërsisht 422 minuta aktivizim në kampionat, në 8 ndeshje, por pa mundur të gjejë golin, për të cilin u huazua. Vetëm një asist në fitoren e dy javëve më parë ndaj Leçes, një gol në kupë ndaj Romës ku u aktivizua vetëm një gjysëmorësh, nuk duket të jetë mjaftueshëm për të paguar klauzolën e blerjes së kripur të 25-vjeçarit. Pafuqia e tij, sidomos në 180 minutat që gjeti aktivizim ndaj Fejenordit, për ta kërkuar dhe gjetur portën holandeze, duket se e ka parashkruar fatin e tij, që Milani të mos kërkojë aktivizimin e klauzolës blerëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB