Qytetërim

E PAZAKONTË! Klubi bullgar i futbollit mban një minutë heshtje për ish-lojtarin… që është gjallë

Ndërkohë, Ganchev po kalonte kohën me gruan e tij dhe nuk kishte dijeni për ngjarjen.

I.F
E PAZAKONTË! Klubi bullgar i futbollit mban një minutë heshtje
Pamje nga ndeshja

SOFJA- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bullgari, pak para se të niste sfida mes dy skuadra të futbollit Arda Kardzhali dhe Levski Sofias. Para ndeshjes u mbajt një minutë heshtje për nder të ish-sulmuesit të Arda Kardzhali, Petko Ganchev, por kjo ishte një gafë. Pasi Ganchev është gjallë dhe shëndoshë e mirë. Të dielën, papritur filluan të publikoheshin lajme se ai ka ndërruar jetë, duke shkaktuar konfuzion dhe dhimnbje mes fansave.

“Hyj në oborrin e shtëpisë dhe gruaja më pret mes lotëve. Ajo bërtet: ‘Petko, Petko, një lajm po transmetohet kudo se ke vdekur!’ Nuk e kuptoj se çfarë po ndodhë,” – rrëfeu Ganchev.

Në stadium, kur ndeshja filloi, të gjithë lojtarët dhe tifozët ishin në heshtje për të nderuar ish-lojtarin, ndërsa klubi i Arda Kardzhali pranoi gabimin më vonë dhe kërkoi falje publike. Ndërkohë, Ganchev po kalonte kohën me gruan e tij dhe nuk kishte dijeni për ngjarjen. Ish-sulmuesi, i njohur për golat e tij legjendarë, e mori situatën me shaka dhe tregoi se si reagoi kur mësoi se ishte “përkujtuar” si i vdekur.


“Gruaja më shpjegoi se dikush e kishte telefonuar dhe i kishte thënë lajmin para ndeshjes. Pastaj miqtë e mi filluan të më telefononin, dhe ishin të habitur që nuk u përgjigja. Njëri më tha: ‘Përse nuk përgjigjesh? Besova lajmin dhe u shqetësova.’”

Edhe pse ishte një situatë e çuditshme, Ganchev e priti me humor dhe tha se pas lajmit të tmerrshëm, ai thjesht piu një gotë raki për të qetësuar nervat.

Në fund, ish-sulmuesi i njohur, i cili ka shënuar mbi 120 gola për Arda Kardzhali, falënderoi të gjithë që ishin të shqetësuar për të dhe premtoi se do të vazhdonte të shijonte jetën dhe pasionin e tij për futbollin.

Arda publikoi një postim në Facebook duke kërkuar ndjesë për lajmin e rremë të dhënë: “Drejtuesit e PFC Arda dëshirojnë të shprehin ndjesën më të sinqertë ndaj ish-lojtarit Petko Ganchev dhe familjarëve të tij, pasi klubi mori informacione të pasakta mbi vdekjen e tij. I urojmë Petko Ganchev edhe shumë vite të tjera shëndet të mirë dhe të shijojë fitoret e Ardës.”/ZËRI

Poll

MOS HUMB