Qytetërim

‘’Topi i Artë’’ për sezonin 2024/2025, nëse do të votohej sot Rafinja, Mbape dhe Jamal në ‘’pole position’’

Cilët janë 20 kandidatët sipas Goal.com?

Redaksia Zëri
‘’Topi i Artë’’ për sezonin 2024/2025,
Foto ilustruese

‘’Topi i Artë’’ vështirë se mund të rifitohet së dyti nga ndonjë lojtar, që e ka fituar më parë atë. Rodri është i dëmtuar për ta synuar ta mbrojë. Dëmtimi i tij ka prishur të gjithë balancat e qendrës kurrizore të skuadrës së tij te Siti, duke e rrëzuar poshtë niveleve ku është mësuar në tabelën e klasifikimit të Premier Ligës. Mesi, Benzemaja dhe Ronaldoja nuk luajnë më në nivelet e larta evropiane dhe as në Evropë. Luka Modriçi, Topi i Artë i 2018-s, 39-vjeçar, nuk bën pjesë në TOP 20-shen e kandidatëve të mundshëm. Por cilët janë 20 kandidatët sipas Goal.com?

Goal.com, më 10 mars, rifreskoi listën e 20-shes pretendente duke nxjerrë prej saj Grizmanin e Atletikos së Madridit dhe Florian Vircin e Leverkusenit, të dëmtuar dhe me Leverkusen jashtë Ligës së Kampioneve.

Lista e pretendentëve sipas Goal.com:

20. Serhou Gjurasi, Borusia e Dortmundit, 30 gola dhe 7 asiste.
19. Viktor Gjokeres, Sportingu i Lisbonës, 49 gola dhe 14 asiste.
18. Erling Haland, Mançester Siti, 36 gola dhe 5 asiste.
17. Virgjil Van Dijk, Liverpul, 3 gola, 1 asiste, 20 herë e mbajtur porta e pastër nga golat kundërshtarë.
16. Majkell Olize, Bajerni i Mynihut, 13 gola dhe 13 asiste.
15. Aleksandër Isak, Njukasëll Junajtid, 27 gola dhe 6 asiste, fitues i Kupës Karabao.
14. Vitinja, Paris SG, 6 gola dhe 5 asiste, fitues i Trofeut të Kampionëve në Francë.
13. Lautaro Martinez, Inter, 21 gola dhe 7 asiste.
12. Hulian Alvarez, Atletiko e Madridit, 25 gola dhe 6 asiste.
11. Xhaamal Musiala, Bajerni i Mynihut, 19 gola dhe 11 asiste.
10. Xhud Belingam, Real i Madridit, 12 gola dhe 14 asiste, fitues i superkupës UEFA dhe i Kupës Interkontinentale
09. Vinisius, Real i Madridit, 19 gola dhe 13 asiste, fitues i superkupës UEFA dhe i Kupës Interkontinentale.
08. Robert Levandovksi, Barcelona, 36 gola, 5 asiste, fitues i Superkupës së Spanjës.
07. Pedri, Barcelona, 5 gola dhe 7 asiste, fitues i Superkupës së Spanjës.
06. Mohamed Salah, Liverpul, 34 gola dhe 22 asiste.
05. Osman Dembele, PSG, 31 gola dhe 7 asiste, fitues i Trofeut të Kampionëve në Francë.
04. Herri Kejn, Bajerni i Mynihut, 35 gola dhe 11 asiste.
03. Lamin Jamal, Barcelona, 13 gola dhe 20 asiste, fitues i Superkupës së Spanjës.
02. Kiljan Mbape, Real i Madridit, 31 gola dhe 5 asiste, fitues i superkupës UEFA, fitues i Kupës Interkontinentale.
01. Rafinja, Barcelona, 31 gola dhe 19 asiste, fitues i Superkupës së Spanjës./ZËRI

Poll

MOS HUMB