Qytetërim

Liverpuli në kërkim të zëvendësit të Darvin Nunjezit, studion në Turqi

Ai quhet Viktor Ozmihen dhe në trupin e tij peshojnë 130 gola karriere me klubet ku ka luajtur dhe 23 gola me kombëtaren nigeriane.

Redaksia Zëri
Liverpuli në kërkim të zëvendësit të Darvin
Viktor Ozmihen

ITALI- Skuadra e Liverpulit ka një problem me sulmin, konkretisht me "9-shin klasik", qendrën e tij.

Uruguajani Darvin Nunjez ka shënuar 7 gola në të gjitha garat, Diogo Jota ka shënuar 8 gola, Federiko Kieza, thuajse inekzistent në peshën e tij në skuadër, ka shënuar vetëm 2 gola dhe Arne Sloti ka nevojë për një qendër që tërheq dhe bombardon portën kundërshtare në kombinim me Mohamed Salahun.

‘’FourFourTwo’’ raporton se qendra që mund t’i dhurohet Slotit për të kuqtë e eleminuar nga Liga e Kampioneve, FA Cup dhe Kupa Carabao është tifoz i Çelsit, pronësi e Napolit dhe luan për Gallatasarajn në Turqi, ku në 22 ndeshje kampionati ka shënuar 20 gola dhe 4 asiste, në 7 ndeshje të Ligës së Evropës ka shënuar 6 gola dhe 1 asist. Ai quhet Viktor Ozmihen dhe në trupin e tij peshojnë 130 gola karriere me klubet ku ka luajtur dhe 23 gola me kombëtaren nigeriane.

37-57 milionë euro e vlerëson kartonin e tij Observatori CIES./ZËRI

Poll

MOS HUMB