
GJERMANI- Gjashtë ditë më parë, në një intervistë me Geri Nevillin, i pakënaqur, aksioneri Ratklif (Ratcliffe) i Junajtid dha sinjale se menaxhimi i Junajtidit do t'i nënshtrohet një ndryshimi tërësor dhe se në verë të shumta do të jenë largimet dhe afrimet.
Të sigurt, sipas tij, u dukën vetëm trajner Amorimi dhe kapiteni Bruno Fernandes. Për Ratklifin shumë lojtarë nuk ishin aq të mirë sa ç'mbaheshin, të tjerë ishin të mbipaguar për aq të mirë sa ishin, kështu ai la vend për një revolucion veror në kuptimin e cilësive në njerin drejtim dhe të cilësive të lojtarëve në drejtimin tjetër.
Florian Pletenbergu i Sky Sport Gjermanisë nxori dy emra konkretë për ndryshimet që do të preknin sulmin, dy afrime të mundshme: Benxhamin Seskoja i Lajpcigut dhe Hugo Ekitike i Entrahtit të Frankfurtit janë dy afrimet e mundshme të sulmit për të kuqtë. I pari, 21-vjeçar, ka shënuar 16 gola në 35 ndeshje ndërsa i dyti, ka shënuar 19 herë në 37 ndeshje.
Junajtidi këtë vit, në Premier, është me golavarazh negativ, -3. Asnjë nga sulmuesit e Junajtidit nuk është në listë golashënuesish, me përjashtim të Brunos që renditet i njëzeti, edhe pse mesfushor./ZËRI