
BERGAMO- Braziliani i parambrojtjes së Atalantës, mesfushori i fortë e njëherësh i zgjuar, çelsi "papagall" i Gasperinit në vitin e tij të fundit te "Dea", me meritë ka tërhequr vëmendjen e të gjitha klubeve të mëdha botërore. 25 vjeç, 181 cm, i thirrur dy herë edhe nga kombëtarja e Brazilit, 41 ndeshje, 4 gola dhe 2 asiste ka regjistruar këtë sezon me Atalantën.
Ai është përherë titullar stabël dhe qendra e projektit të çdo ndeshjeje të të tijëve. "TeamTalk" nga Britania e Madhe sjell një lajm: brazilianin po e vëzhgon me interes të dorës së parë Mançester Siti.
Pas 131 ndeshjesh, 12 golash dhe 4 asistesh me bergamaskët, ndoshta karrierës së tij i ka ardhur momenti për një ngritje edhe më cilësore: Sitin e milionave dhe pretendimeve të mëdha. Sitit i duhet të paguajë mes 60-70 milionë eurosh për të, pasi kontrata i skadon më 30 qershor 2027. Një çështje që ngre pikëpyetje është e ardhmja e Rodrit te Siti, pasi spanjolli momentalisht i dëmtuar, është diktatori i të njëjtit pozicion, edhe pse me stil krejt tjetër të menaxhimit të rolit, me brazilianin Ederson Hoze dos Santos Lorenso da Silva.
Kjo mbetet për t'u parë. Ndoshta opsioni i largimit të Rodrit me afrimin e Edersonit mund të jetë një skenar i mundshëm./ZËRI