Qytetërim

Spalletti kritika Donarumës: Duhet të përmirësojë veten

Trajneri italian, Luciano Spalletti ka kritikuar portierin e Italisë Gianluigi Donnarumma, duke u shprehur se ai nuk po ruan formën e tij më të mirë.

D.XH
Spalletti kritika Donarumës: Duhet të përmirësojë veten
Donnarumma dhe Spalletti

ITALI - Luciano Spalletti, trajneri i ekipit kombëtar italian, foli për Sky Sport për situatën e Gianluigi Donnarumma, ish-portier i Milanit. Edhe ai ka pasur kritika për numrin një të portës së Italisë. Trajneri toskan u shpreh se Donnarumma duhet që të përmirësojë vazhdimisht veten.

"Ai duhet të kujdeset për veten, sepse herë pas here tregon se po humbet vazhdimësinë e formës së tij. Ka vetëm një mënyrë për të mbajtur nivelin tuaj në planin afatgjatë: stërvituni dhe disiplinoni veten mirë në nivelin mendor", deklaroi Spalletti.

Gianluigi Donnarumma, tashmë në sezonin e tij të tretë me fanellën e Paris Saint-Germain, aktualisht nuk po kalon një periudhë të mirë në kryeqytetin francez. Në ndeshjen e fundit të kampionatit me Le Havre, pas vetëm 9 minutash, ai mori karton të kuq për një faull të rëndë jashtë zonës së portierit. Përjashtimi e detyroi Luis Enriquen të bënte një zëvendësim dhe debutuesi Tenas hyri në vend të Donnarummas. Italia nuk ka pasur ecuri tepër të mirë në arenën ndërkombëtare. /Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB