Qytetërim

Kim Kardashian rikthehet në film, merr rolin e një avokateje seksi që merret me divorce

Kim do të jetë një avokate seksi që punon në një firmë ligjore në Los Anxhelos, që merret vetëm me gratë.

E.K
Kim Kardashian rikthehet në film, merr rolin e një avokateje seksi
Kim Kardashian

SHBA- Kim Kardashian rikthehet në film. Ajo do luajë së shpejti rolin e një avokateje të famshme divorcesh në Los Anxhelos. Ky rol është frymëzuar nga Laura Wasser, e cila njihet dhe si avokatja e VIP-ave në Los Anxhelos. Kjo e fundit ka qenë dhe avokatja e Kim në gjyqin për ndarjen nga Kanye West.

Seriali pritet që të ketë disa seri (numri ende nuk dihet), të cilat do të transmetohen nga “Hulu”. Kim do të jetë një avokate seksi që punon në një firmë ligjore në Los Anxhelos, që merret vetëm me gratë.

Mediat e huaja shkruajnë se roli i përshtatet Kim sepse edhe në të vërtetë ajo po studion për avokati dhe po përgatitet për testin përfundimtar. Me sa duket Kim Kardashian i është përkushtuar filmave. Pas suksesit në “American Horror Story: Delicate”, ajo do të jetë aktore dhe producente e një filmi në Netflix, “The Fifth Wheel”./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB