Qytetërim

Sokol Cikalleshi surprizon me zgjedhjen, nga kampionati turk përfundon në Iran

Sokol Cikalleshi, ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, është prezantuar si lojtari më i ri i Tractor FC në Iran

E.K
Sokol Cikalleshi surprizon me zgjedhjen, nga kampionati turk përfundon
Sokol Cikalleshi

TIRANË- Sokol Cikalleshi do ta vijojë karrierën e tij në Iran. Bomberi shqiptar ka zyrtarizuar mëngjesin e sotëm firmën me ekipin e Tractor FC, që luan në elitën e futbollit iranian.

Cikalleshi vijon kështu udhëtimin futbollistik në një ekip të ri, pas 4 vitesh që ai qëndroi te Konyaspor në Superligën turke.

Kjo është eksperienca e parë për 34-vjeçarin në Iran, teksa zgjedhja e tij mund të konsiderohet me të vërtetë surprizë.

Lajmin për transferimin e ka dhenë vetë klubi iranian, përmes një publikimi në X.

Sipas Tractor, Cikalleshi ka mbërritur në Iran mëngjesin e 25 gushtit dhe pritet që detajet e fundit të kontratës të finalizohen, me sulmuesin që pritet të përforcojë repartin e avancuar të ekipit.

Poll

MOS HUMB