
OTAVA- Këngëtari i njohur Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë të premten mbrëma. Të dy u bënë prindër të një djali, të cilin e quajtën Jack Blues Bieber. Ishte pikërisht emri i foshnjës, i cili tërhoqi më shumë vëmendjen e fansave, pasi sipas tyre është “normal”.
Djali i tyre Jack Blues Bieber – Jack është emri i mesëm i babait të Justin, Jeremy Bieber, i cili edhe pse është divorcuar nga mamaja e Justin, gjithmonë ka qenë një shembull për të. Ndërsa Blues simbolizon pasionin për muzikën dhe dashurinë e tyre ta pastër. Shumë përdorues të rrjeteve sociale po lavdëronin artistin për përzgjedhjen e një emri “normal” për djalin.
“Disi emri më normal i një foshnje të famshme”, shkroi një përdorues në X.
“Nuk më besohet Hailey dhe Justin Bieber pagëzuan fëmijën me një emër normal, bota po shërohet”, shkroi një tjetër.
“Fakti se ne mund ta thërrasim atë JB shkurt do të thotë shumë, pasi qëndron për inicialet e të atit, por edhe për Jailey Bieber”, shkroi dikush tjetër. Jailey- qëndron për Justin dhe Hailey- ky është emri që fansat kanë pagëzuar çiftin. /ZËRI