Qytetërim

‘Merkato’ e televizioneve/ Luiz Ejllit dhe Kiara Titos i besohet Big Brother?

Sipas mediave në Kosovë, Luizi dhe Kiara, së bashku me Olsa Muhametin do të jenë ekipi drejtues i Big Brother

E.K
‘Merkato’ e televizioneve/ Luiz Ejllit dhe Kiara Titos i besohet Big
Luizi dhe Kiara

TIRANË- Jemi në prag të nisjes së sezonit të ri televiziv dhe një nga emrat më të përfolur është ai i Kiara Titos. Pas lindjes së vajzës, dhe një pushimi disi të gjatë, Kiara ka paralajmëruar rikthimin në ekran, por ku do e shohim këtë sezon?

Disa ditë më parë, gazetari Bledi Mane zbuloi përmes mediave sociale se Kiara Tito do të rikthehet në ekran si moderatore e emisionit humanitar "Shqiptarët për shqiptarët" në Top Channel, në bashkëpunim me Elvis Naçin. Megjithatë, së fundmi kanë filluar të qarkullojnë spekulime të reja që sugjerojnë se Kiara do të zhvendoset në Kosovë për të moderuar edicionin e tretë të "Big Brother VIP Kosova".

Sipas burimeve të ndryshme nga mediat në Kosovë, Luizi Ejlli do të jetë producenti i këtij edicioni të ri të "Big Brother VIP Kosova". Duket se bashkëpunimi i tyre me autoren e njohur, Olsa Muhameti, ka rezultuar i suksesshëm, dhe tani ata pritet të vazhdojnë bashkëpunimin në një televizion tjetër, këtë herë në Kosovë.

Gjithashtu, çifti ka blerë edhe një shtëpie në Kosovë, çka mund të jetë një tregues për planet e tyre të zhvendosjes. Me sa duket, gjithçka është gati për një fillim të ri për Kiarën dhe Luizin në Kosovë.

Ndërkohë që më herët për moderimin e Big Brother në Kosovë është përfolur dhe Arbana Osmani, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar asnjëherë nga ana e saj.

Poll

MOS HUMB