
TIRANË- Personazhet mediatike në Shqipëri shpesh bëhen pjesë e përplasjeve virtuale, e komenteve dhe ironive, ndoshta si një formë për të qëndruar në treg, dhe për t’iu lakuar emri. Një debat në distancë ka për protagoniste ish-banoren e Big Brother Sara Gjordeni, e cila pretendon se është sulmuar me pa të drejtë nga dy gra, në ditët kur është më e ndjeshme se kurrë, duke iu referuar pritjes së ëmbël.
Shkak për këto replika është bërë një koment i Sarës, ku i dilte në mbrojtje moderatores Grida Duma, pasi kjo e fundit ishte etiketuar me fjalë fyese nga kolegu i saj Arjan Çani. Ky reagim i Sarës, është ironizuar nga gazetarja Kozeta Kurti, e cila shkruante në një postim: “Ju bëftë dita 1000 Sara Gjordenit, që i paska dalë në mbrojtje Grida Dumës!”
Dje Sara me një seri postimesh në rrjetet sociale ka vendosur që të përgjigjet, duke shkruar se dikur për të Kozeta ka qenë një idhull dhe e ka vlerësuar për rolin që ajo ka pasur në ekran.
Nga ana tjetër ajo është ndjerë e preku dhe nga një koment i Lajla Përnaskës, me të cilën rrëfen se ka pasur një takim shumë të ngrohtë vitin e kaluar, dhe ish-politikania është ndjerë shumë e habitur kur Sara i ka treguar se ka lexuar shumë prej librave të saj.
/ZËRI