Qytetërim

Sokol Cikalleshi i thotë lamtumirë Kombëtares Shqiptare!

Cikalleshi ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke u aktivizuar në 60 ndeshje me fanellën kuqezi dhe duke shënuar 13 gola.

M.M
Sokol Cikalleshi i thotë lamtumirë Kombëtares Shqiptare!
Sokol Cikalleshi

TIRANË- Sulmuesi kuqezi, Sokol Cikalleshi, ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare pas një karriere të gjatë dhe plot kontribut për ekipin kombëtar. Gjatë viteve, Cikalleshi ka qenë një nga shtyllat kryesore të ekipit, duke u aktivizuar në 60 ndeshje me fanellën kuqezi dhe duke shënuar 13 gola.

Cikalleshi është ndër futbollistët me më shumë paraqitje në Kombëtare dhe ka qenë një pjesë kyçe e ekipit që mori pjesë në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, ku Shqipëria bëri debutimin e saj historik në finalet e një turneu madhor. 

Karriera e tij me Kombëtaren filloi më 31 maj 2014 në një ndeshje miqësore kundër Rumanisë, ndërsa paraqitja e tij e fundit u regjistrua më 25 mars 2024 në miqësoren kundër Suedisë të luajtur në Stokholm. 

Sokol Cikalleshi i thotë lamtumirë Kombëtares Shqiptare!
Sokol Cikalleshi

Federata Shqiptare e Futbollit e ka falënderuar publikisht Cikalleshin për kontributin e tij të madh dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë këtyre viteve.

Pak ditë më parë sulmuesi i njohur shqiptar, u largua edhe nga skuadra e Koniasporit. Lajmi u konfirmua nga vetë klubi turk përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit, duke njoftuar se kavajasi largohet pas katër sezonesh të suksesshme. Sokol Cikalleshi do ta vijojë karrierën e tij në Iran. Bomberi shqiptar ka zyrtarizuar me ekipin e Tractor FC, që luan në elitën e futbollit iranian. Kjo është eksperienca e parë për 34-vjeçarin në Iran, teksa zgjedhja e tij mund të konsiderohet me të vërtetë surprizë. / ZËRI

Poll

MOS HUMB