Qytetërim

Julia Vavilova, e dashura që "futi në kurth" themeluesin e Telegram, Pavel Durov

Julia është një specialist e kriptomonedhave, në bio-n e saj në Instagram, ajo shkruan se është e apasionuar pas lojërave dhe gjuhëve të huaja.

M.M
Julia Vavilova, e dashura që "futi në kurth" themeluesin e
Julia Vavilova

FRANCË- Julia Vavilova, 24 vjeçe  është e dashura e Pavel Durov, themeluesit të Telegram,  i cili u arrestua të shtunën në mbrëmje sapo zbriti nga avioni i tij privat në pistën e aeroportit Le Bourget në Paris. Vajza bjonde që zbriti me të në pistën e Parisit nuk ishte asistentja e tij, siç u tregua fillimisht por e dashura e tij. Julia është një specialist e kriptomonedhave, në bio-n e saj në Instagram, ajo shkruan se është e apasionuar pas lojërave dhe gjuhëve të huaja. Flet anglisht, rusisht, spanjisht, arabisht.

Pavel dhe Julia kanë postuar shpesh foto nga pushimet e tyre dhe të dy shfaqen në të njëjtat vende turistike, në të njëjtën kohë. Ndaj duket se kanë qenë një çift prej disa kohësh.

Julia Vavilova, e dashura që "futi në kurth" themeluesin e
Julia Vavilova

Sipas Tgcom, nuk ka asnjë akuzë kundër Vavilova dhe pas një marrje në pyetje, ajo u la e lirë të largohej nga aeroporti ku u ndalua. Në këtë histori, teoritë e konspiracionit janë të shumta, madje në mediat sociale flitet se Julia është agjente e Mossad dhe ka futur në kurth Pavel Durov.

Mossad është përgjegjës për mbledhjen e informacioneve, operacioneve të fshehta dhe kundër terrorizmit.

Aplikacioni i koduar i mesazheve 'Telegram' ka shkaktuar shumë reagime për shkak të lirisë që u ofron përdoruesve të tij. Themeluesi dhe kreu i saj, Pavel Durov me origjinë ruse, u arrestua të shtunën vonë në mbrëmje (24/8) në Francë për shkelje të ndryshme në të cilat ka rënë platforma./ ZËRI

Poll

MOS HUMB