Qytetërim

Skena të dhunshme në Kupën e Amerikës, lojtarët e Uruguait përleshen me tifozët rivalë në tribuna

Pas fitores minimale, Kolumbia do të përballet me Argjentinën në finalen e Kupës së Amerikës

E.K
Skena të dhunshme në Kupën e Amerikës, lojtarët e
Momentet e dhunes

SHBA- Skena aspak të denja për një ndeshje futbolli janë regjistruar në fund të takimit mes Uruguait dhe Kolumbisë, të cilat luanin për një vend në fainalen e Kupës së Amerikës.

Teksa ndeshja përfundoi me fitoren minimale të kolumbianëve 1-0, tensioni është zhvendosur në tribunat e stadiumit, aty ku lojtarët e Uruguait janë përleshur me disa tifozë rivalë.

Protagonisti kryesor në radhët e futbollistëve ishte ylli i Liverpool, Darwin Nunez i cili kërceu në shkallët e stadiumit të Charlottes dhe nisi të qëllonte këdo që i dilte përpara me fanelën e verdhë.

Përplasja u përshkallëzua dhe lojtarë të tjerë u përfshinë në sherr, i cili mesa mësohet paraprakisht ndodhi për shkak se disa tifozë të Kolumbisë ngacmuan familjarët e Nunezit që ndodheshin aty.

Poll

MOS HUMB