Qytetërim

Kur do ta shohim në ekran dhe a do të prezantojë Big Brother? Arbana iu përgjigjet ndjekësve

Prej kohësh flitet se Arbana do të rikthehet në drejtimin e Big Brother, jo në Shqipëri, por formatit në Kosovë

E.K
Kur do ta shohim në ekran dhe a do të prezantojë Big Brother?
arbana osmani

TIRANË- Arbana Osmani është një emër shumë i kërkuar në industrinë televizive shqiptare. Edhe pse është tërhequr nga moderimi prej gati 1 viti, publiku ende është i interesuar e do të dijë se kur ajo do rikthehet në ekran.

Së fundmi, ajo është pyetur sërish në Instagram në lidhje me formatin e njohur televiziv “Big Brother Vip Albania”. Ndjekësit, të cilët vazhdojnë të ndjekin me vëmendje çdo hap të saj, kanë ngritur pyetje mbi arsyet e largimit dhe ndjesitë e saj për “Big Brother”.

Një ndjekës e pranoi se ndoshta Arbana nuk do t’i përgjigjej pyetjes së tij, por gjithsesi vendosi ta bëjë atë. Në përgjigje të kësaj pyetjeje, Arbana e tregoi edhe një herë zemërgjerësinë dhe përkushtimin e saj ndaj publikut.

Ajo u shpreh se është shumë e rëndësishme që ndjekësit e saj të mos heqin dorë nga çfarëdo që ata besojnë.

Ndërkohë që në një tjetër pyetje, të bërë nga ndjekësit, se kur do të rikthehet në ekran, Arbana u përgjigj “së shpejti”, duke konfirmuar kështu zërat, se mund të jetë pjesë e Big Brother VIP në Kosovë, ku dhe flitet se ka zhvilluar disa takime.

Kur do ta shohim në ekran dhe a do të prezantojë Big Brother?Kur do ta shohim në ekran dhe a do të prezantojë Big Brother?

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB