Qytetërim

Watkins hero i “Tre Luanëve”, Anglia në finale, i pret Spanja

Anglia mundi në “Signal Iduna Park”, “Tulipanët” e Holandës, me rezulatin e ngushtë, 2 me 1.

k.m.

Watkins hero i “Tre Luanëve”, Anglia në finale, i pret

GJERMANI- “Tre Luanët” e Gareth Southgate arritën të kapin finalen e madhe të Kampionatit Europian të Futbollit. Anglia mundi  në “Signal Iduna Park”, “Tulipanët” e Holandës, me rezulatin e ngushtë, 2 me 1.

Britanikët edhe pse tentuan nuk ishin të parët që gjetën rrugën e rrjetës. Për holandezët shënoi Xavi Simon, i cili tundi rrjetën që në minutën e 7’-të, por nuk zgjati shumë.

Vetëm 8 minuta pas golit të “yllit” të RB Leipzig, “Tre Luanët” fitojnë një 11-metërsh, pas një ndërhyrjeje të gabuar të Denzel Dumfries, në dëm të Harry Kane. Ishte po ky i fundit që mori çërsipër ekzekutimin e 11 metërshit dhe shënoi. Pjesa e parë u mbyll me barazim, ndërsa pjesa e dytë kishte raste më të pakta.

Derisa pas një goli të Saka, i cili u anulua për pozicion jashtë loje, Ollie Watknis gjeti rrugën e rrjetës  për të dërguar “Tre Luanët” e tij, në finalen e madhe, të 14 korrikut, ku në “Olympiastadion”.

Të dielën i pret Spanja!/ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB