Qytetërim

Einxhel dhe Dj Dagz nuk shihen më askund së bashku, a ka krizë në marrëdhënien e tyre?

Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, deri tani asnjëri prej tyre nuk kanë fshirë fotot që kanë publikuar së bashku

E.K
Einxhel dhe Dj Dagz nuk shihen më askund së bashku, a ka krizë
Einxhel dhe Dj Dagz

TIRANË- Një nga çiftet më të dashur të shoëbizit shqiptar, Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, duket se po kalojnë një krizë në marrëdhënien mes tyre. Ose kështu të paktën duan që ne të besojmë, pasi prej disa javësh nuk janë shfaqur më së bashku, as në rrjetet e tyre sociale siç jemi mësuar që ti shohim zakonisht.

Momenti më kulmor ka qenë gjatë kësaj jave, që përkonte dhe me ditëlindjen e Dagz, i cili festoi 32 vjetorin e lindjes. Ai ka publikuar një foto me djalin e tij Trev, dhe gjithashtu duket se ka festuar me familjen.

Por ajo që vumë re në postimet në Insta është mungesa e Einxhel. Ajo jo vetëm që s’është në foto por nuk ka bërë asnjë urim, si çdo vit.

Einxhel dhe Dj Dagz nuk shihen më askund së bashku, a ka krizë

Nuk dihet nëse mes tyre ka ndodhur ndonjë zënkë apo thjesht Einxhel ka zgjedhur të mos e urojë publikisht këtë vit. Dalja e fundit së bashku mes Einxhel dhe Dagz ka qenë ajo e muajit të kaluar, teksa të dy së bashku janë parë në krahët e njëri-tjetrit në koncertin e Alban Skënderajt.

Çifti u njoh me njëri-tjetrin gjatë edicionit të parë të Big Brother, dhe më pas u bënë prindër të djalit të tyre Trev. Së fundi Einxhel ishte shpërngulur për të jetuar në Kosovë. Nuk përjashtohet mundësia që çifti të ketë përdorur këtë strategji për të tërhequr vëmendjen e publikut, pasi më herët e njëjta situatë ka ndodhur dhe me personazhe të njohur vendas dhe të huaj. /ZËRI

Poll

MOS HUMB