Qytetërim

Egnatia përballet me thirrje antishqiptare në Bosnje, humb ndeshjen pas ndëshkimit të dy futbollistëve me të kuq

Në transfertën ndaj Borac Banja Luka të Bosnjës, kampionët në fuqi të Shqipërisë humbën pas një goli të vendasve vetëm në minutën e 96.

E.K
Egnatia përballet me thirrje antishqiptare në Bosnje, humb ndeshjen
Tensionet gjate ndeshjes

BOSNJE- Egnatia është mundur në ndeshjen e saj të parë në Ligën e Kampioneve, teksa ka regjistruar humbje në transfertën ndaj Borac Banja Luka në Bosnjë. Por ka qenë një humbje shumë e çuditshme e përjetuar mes tensionit të thirrjeve antishqiptare dhe dy kartonëve të kuq që u dhanë për lojtarët rrogozhinas.

Që në fillim tifozeria vendase shpalosi parulla me shkrimin “Kosova është zemra e Serbisë”: dhe nuk kurseu thirrjet nacionaliste. Por në fushën e lojës Egnatia nuk e ndjeu këtë trysni, duke menduar si të mbante të paprekur portën e saj.

Situata u nxeh në pjesën e dytë, sidomos pasi Zejnullai u ndëshkua me karton të kuq për një faull pas pamjeve që gjyqtari pa me VAR. Tifozët vendas nisën të shtonin thirrjet antishqiptare në stadium dhe kjo solli ndërprerjen e ndeshjes, e cila rifilloi pas 10 minutash vetëm me “ultimatumin” se do kishte braktisje të saj. (VIDEO

Egnatia u mundua të rezistonte dhe dukej se po ia arrinte qëllimit. Por në shtesën e takimit, një pavëmendje solli golin e avantazhit të vendasve, që tentuan me ngulm të shënonin edhe të dytin. Ndreca më pas u ndëshkua me kartonin e dytë të kuq të kësaj ndeshje, duke bërë që rrogozhinasit ta mbyllnin ndeshjen me vështirësi, por me një rezultat që gjithsesi lë të hapur mundësinë e kualifikimit.

Poll

MOS HUMB