Qytetërim

Skandali në pallatin Mbretëror/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon për gjykim Princ Lekën, Elian dhe babain e saj

Pas pamjeve nisën edhe hetimet e prokurorisë.

f.t
Skandali në pallatin Mbretëror/ Prokuroria mbyll hetimet, dërgon
Gjergj Zaharia, Elia Zaharia dhe Princ Leka

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për akuzën e dhunës në familje në pallatin mbretëror, ku një video mes çiftit Princ Leka dhe Elia Zaharia u bë publike në rrjet dhe media. Për gjykim janë dërguar Princ Leka, ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babai i kësaj të fundit, Gjergj Zaharia. Video-skandali që dëshmoi dhunën brenda familjes do jetë arsyeja që populli nuk do e harrojë. Pas pamjeve nisën edhe hetimet e prokurorisë.

Ç'ndodhi në Oborrin Mbretëror?

Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri në 5 mars 2024. Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Elia pretendon se Princ Leka i ka dhunuar të atin prandaj dhe ajo reagoi ashtu në pamjet virale, ndërsa Leka II akuzon aktoren dhe babanë e saj për dhunë në sy të vajzës së mitur. 

Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II. Dyshja janë zyrtarisht të divorcuar që prej 25 prillit me vendim gjykate. Leka Zogu dhe Elia kanë rënë dakord që të kalojë kohë të barabartë me Geraldinën. Vajza do të kalojë çdo javë një kohe të pandërprere, (te qendroje ne rezidencen e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet fëmija gjatë periudhës së qëndrimit tek babai.

Poll

MOS HUMB